Selektori i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 ndaj Belgjikës. Belgjika e Italia takohen të premten prej orës 21:00 në Munich. Bëhet fjalë për dy prej përfaqësueseve që llogariten favorite për të triumfuar në Evropian. Por njëra prej tyre nuk do të vazhdoj në gjysmëfinale.
“Do të luajmë lojën tonë, gjithnjë duke respektuar ekipin që e kemi përballë pasi e dimë se sa i mirë është. Nuk ka ndeshje të lehta, ashtu si e kemi parë në këtë turne. Belgjika qartë se është prej ekipeve më të mira në botë tashmë. Por kjo nuk ndryshon shumë gjërat, pasi secila ndeshje është e vështirë në këtë fazë të kampionatit”, ka thënë Mancini në konferencë për shtyp, të enjten pasdite.
“Duhet të koncentrohemi në ndeshjen që vjen, duke llogaritur se do ta kemi një tjetër më pas. E dimë se përballemi me ekip të fortë, por po ashtu jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe kualitetin që kemi”, ka shtuar selektori italian.
Mancini ka theksuar se mund të vendos për ndryshime gjatë ndeshjes, nëse gjërat nuk ecin si duhet.
“Duhet të shohim se si do të zhvillohet loja. Ne mund të ndryshojmë diçka gjatë ndeshjes nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit. Jam i sigurt se do të jetë ndeshje e bukur. Ekipi që bën një gabim më pak se tjetri me gjatë do të fitojë. Besoj se do të jetë ndeshje shumë e barabartë”, ka thënë Mancini.
Edhe
Italia e synon fitoren e tretë rresht
Ai ka folur edhe për rëndësinë që të shijohet loja e futbollit.
“Mendoj se të argëtohesh është çelësi për çdo punë. Për ne edhe më shumë, pasi po luajmë një ndeshje mbi të gjitha. Nëse ndodhë që shënojmë një gol më shumë se kundërshtari, atëherë edhe më mirë”.