Sport

Mancini pranon se Italia vuajti ndaj Zvicrës

Selektori i Italisë, Roberto Mancini, ka pranuar se azurët kanë vuajtur në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Ai ka mbrojtur vendimin për të zgjedhur Jorginhon për të gjuajtur penalltinë.

Italia e Zvicra luajtën 1:1 në Romë, ndërsa Jorginho humbi penallti në minutën e 90-të.

“Ne humbëm penallti në ndeshjen e parë dhe tani edhe në të dytën. Janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Mancini për Rai Sport. “Jorginho është ndier se duhet të gjuaj dhe është gjë e drejtë që ai e ka bërë këtë. Ai është njëri prej lojtarëve që gjuan penalltitë për ekipin. Në pjesën e parë kemi vuajtur shumë. Më pas reaguam mirë dhe humbëm rastin për fitore. Në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut hyjmë me avantazh, që nuk është i vogël. Në përgjithësi sonte ishte ndeshje e vështirë dhe ka ndikuar goli i hershëm që pranuam. Është mëkat që nuk shënuam në pjesën e dytë”, ka theksuar Mancini.

Ndeshjet e fundit do të përcaktojnë nëse Italia apo Zvicra do të kualifikohen direkt në Botërorin 2022. Njëra prej tyre do të luaj në plejof.