Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini i lumtur me 40 medaljet e fituara nga sportistët italian

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini ka përgëzuar sportistë të cilët përfaqësuan Italinë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Mancini, i cili udhëhoqi Italinë drejt titullit në EURO 2020 me një fitore ndaj Anglisë në finale, u shpreh i lumtur me medaljet e fituara në Tokio.

“Një rekord historik në Lojërat Olimpike. Faleminderit, Presidenti Malago, dhe një falënderim i madh për të gjithë atletët e Italisë”, shkroi Mancini.

Italia arriti të fitoj 40 medalje në Olimpiadë duke e thyer rekordin prej 36 medaljeve të cilat i kishte fituar në Romë në vitin 1960.