Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi hyn në garë për Dembelen

Manchester Unitedi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Ousmane Dembelen.

“El Chiringuito” raporton se trajneri Erik ten Hag po e sheh anësorin si përforcim ideal për sezonin e ri.

Por problemi i vetëm mbetet pagë e lartë e lojtarit që po e kërkon.

Dembele do të largohet në fund të edicionit nga Barcelona si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Në garë për francezin është edhe Paris Saint-Germain që i ka ofruar pagë të lartë për ta bindur të transferohet në Paris.