Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester United refuzon ofertat për Van de Beekun

Donny van de Beek do të mbetet te Manchester Unitedi. Sipas “ESPN” drejtuesit e klubit anglez kanë refuzuar disa oferta për ta huazuar mesfushorin spanjoll.

Van de Beek u transferua vitin e kaluar nga Ajaxi, por nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë.

Përkundër kësaj, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se dëshiron ta mbaj holandezin në skuadër.

Van de Beek këtë sezon ka luajtur në vetëm 249 minuta në Premier League.

Ai u transferua nga Ajaxi për 44 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm