Skuadra e Manchester Unitedit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Aaron Wan-Bissaka njoftojnë mediumet angleze të hënën.
Wan-Bissaka te Manchester Unitedi do të transferohet nga Crystal Palace për 60 milionë euro dëmshpërblim dhe do të firmos kontratë pesëvjeçare, transmeton Koha Ditore.
Ai gjatë kësaj jave do t'i kryejë kontrollimet mjekësore përpara se te prezantohet te Manchesteri. Wan-Bissaka edicionin e fundit ka patur paraqitje të shkëlqyera në Premier League. Ai është zgjedhur lojtari më i mirë i edicionit te skuadra e Crystal Palacet.
21-vjeçari, ka patur 35 ndeshje në kampionat dhe ka asistuar tri herë. Ai në ekipin e parë të Crystal Palacet është promovuar në janar të vitit të shkuar. Wan-Bissaka është pjesë e Përfaqësueses U21 të Anglisë.