Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bissaka pritet të huazohet te Watfordi

Aaron Wan-Bissaka do të largohet gjatë kësaj vere nga Manchester Unitedi.

“Mirror” ka bërë të ditur se trajneri Erik ten Hag nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësi të krahut të djathtë për sezonin e ri.

Bissaka nuk ka arritur të bindë trajnerin holandez me paraqitjet e tij në ndeshjet parasezonale.

24-vjeçari karrierën pritet ta vazhdojë në te skuadra e Watfordit.

Drejtuesit e skuadrës së Watfordit kanë nisur negociatat me “Djajtë e Kuq” dhe po synojnë huazimin e anglezit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Bissaka ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm