Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wan-Bissaka mbetet tek Unitedi edhe për një vit

Manchester Unitedi e ka shfrytëzuar vazhdimin e kontratës së Aaron Wan-Bissakas edhe për një edicion tjetër.

Ai do të jetë futbollist i “djajve të kuq” deri në vitin 2025.

Kjo lëvizje e Unitedit është bërë për ta hequr presionin mbi futbollistin, për të cilin kanë shprehur interesim disa klube.

Ai u transferua tek Unitedi në vitin 2019 nga Crystal Palace, për 55 milionë euro.

BBC-ja ka shkruar të enjten se para se të transferohej Wan-Bissaka, janë përcjellë 800 mbrojtës të krahut të djathtë.

Edhe Manchester Unitedi transferon Mbeumon Futboll Manchester Unitedi transferon Mbeumon

Më pas u vendos për Wan-Bissakan, i cili u bë transferimi i pestë më i shtrenjtë i klubit.

Wan-Bissaka ka zhvilluar 15 paraqitje, 11 prej të cilave si titullar.