Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma monitoron Wan-Bissakan

Skuadra e Romës po e monitoron situatën e mbrojtësit të krahut, Aaron Wan-Bissaka te Manchester Unitedi, përcjell “Football-Italia” të martën.

Është trajneri i Romës, Jose Mourinho, që po e sheh anglezin si përforcim të duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që t’i bëjnë ofertë Unitedit për anglezin, i cili duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2024 dhe Roma është e gatshme të ofrojë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij këtë verë. Wan-Bissaka në sezonin 2021/22 ka regjistruar 28 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat.