Crystal Palace kërkon 60 milionë funte (68 milionë euro) për të liruar mbrojtësin anësor Aaron Wan-Bissaka, bën të ditur "Daily Mail" të dielën. Manchester Unitedi po insiston për shërbimet e mbrojtësit të djathtë.
Mirëpo, krerët e Crystal Palacet insistojnë të marrin shumë të madhe për 21-vjeçarin. Wan-Bissaka këtë edicion ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat dhe ka katër asistime. Ai ka depërtuar në skuadrën e parë të Crystal Palacet vitin e kaluar, transmeton Koha Ditore.
Kontrata e tij me Crystal Palacen skadon në verën e vitit 2022. Wan-Bissaka ka dy ndeshje e përfaqësuesen U-21 të Anglisë dhe po pritet të ftohet edhe në përfaqësuesen A.
Artikuj të ngjashëm