Manchester City ka rikthyer interesimin për Erling Haaland. Sipas mediave angleze, kampioni në fuqi po synon t’i sigurojë shërbimet e talentit norvegjez.
Trajneri Pep Guardiola e sheh Haalandin përforcim ideal për fazën e sulmit.
Dortmundi për ta liruar Haalandin po kërkon mbi 100 milionë euro dëmshpërblim.
Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga krerët e klubit gjerman.
21-vjeçari ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2024.
Për shërbimet e norvegjezit interesim kanë shprehur edhe Barcelona, PSG-ja dhe Real Madridi.