Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City kërkon qendërmbrojtës

Manchester City po synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes “Marca”, drejtuesit e klubit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Në listën e dëshirave të klubit anglez është mbrojtësi i Atletico Madridit, Jose Gimenez, dhe ai i Villarrealit, Pau Torres.

Por, kampioni i Anglisë po e monitoron edhe situatën e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.

Klubi anglez është i gatshëm të shpenzojë rreth 50 milionë euro për të sjellë në “Etihad” një qendërmbrojtës.

Artikuj të ngjashëm