Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City kampion për herë të tretë rresht në Premier League

Pep Guardiola

Tri ndeshje para fundit të sezonit, Manchester City është konfirmuar si kampion i Premier Leagues. Është hera e tretë që ekipi i Pep Guardiolas e fiton rresht titullin e kampionit në ligën më të fortë të futbollit në botë.

Titullin e pestë të kampionit për trajnerin Pep Guardiola në gjashtë sezone e mundësoi humbja e Arsenalit nga Nottingham Foresti të shtunën. “Topçinjtë” pësuan 1:0 me golin e vetëm të realizuar nga Taiwo Awoniyi.

Teksa Arsenalit i ka ngelur edhe një ndeshje në dispozicion këtë sezon, ekipi i Mikel Artetas e ka të pamundur matematikisht ta arrijë me pikë Manchester Cityn.

City me 35 ndeshje të zhvilluara ka 85 pikë të tubuara. Arsenali me 37 ndeshje ka 81 pikë

Ndeshjen e ardhshme, City e luan të dielën në Etihad ndaj Chelseat.