Manchester City është duke insistuar për transferimin e mesfushorit të Brescias, Sandro Tonali, bëri të ditur “Goal.com” të enjten.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, po e kërkon me ngulm 19-vjeçarin. Tonali ka impresionuar me Brescian këtë stinor, duke luajtur 12 ndeshje në Serie A.
Në të vërtetë, ai ka luajtur së fundi edhe me përfaqësuesen e Italisë dhe po vlerësohet si një prej talenteve më të mira të futbollit italian, transmeton Koha Ditore. Për Tonalin po interesohen edhe shumë skuadra të tjera të mëdha evropiane.
Tonali është produkt i Brescias dhe ka kontratë me skuadrën e kthyer në elitën italiane deri në verën e vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm