Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City i pamëshirshëm ndaj Stoke Cityt, merr kreun

Manchester City ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në përballjen e sotme ndaj Stoke Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas ka shpërthyer në takimin e sotëm duke arkëtuar pikët e plota pas fitores prej 7 me 2.

Manchester City shënoi tre herë në pjesën e parë përmes Gabriel Jesusit, Sterlingut, e David Silvas, kurse golin e vetëm për mysafirët në këtë pjesëlojë e shënoi Diouf, raporton Koha.net.

Në pjesën e dytë Stoke City e ngushtoi epërsinë në 3 me 2 kur Walker shënoi autogol.

Por, në vazhdim të takimit “Qytetarët” ishin të pandalshëm duke shënuar edhe katër herë.

Edhe City s’ka të ndalur, fiton lehtësisht edhe ndaj Stoket Sport City s’ka të ndalur, fiton lehtësisht edhe ndaj Stoket

Gabriel Jesus, Fernandinho, Sane, e portugezi Bernardo Silva shënuan katër golat e tjerë për Manchester Cityn.

Skuadra e Guardiolas tani është lider me 22 pikë, përderisa Stoke City në vendin e 15 ka 8 pikë.