Manchester City ka shënuar fitore të thellë të dielën në shtëpi ndaj Newcastles me rezultatin 5:0.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola ka rimarrë kreun në Premier League.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 36-të në elitën e futbollit anglez.
Raheem Sterling realizoi në minutën e 19-të për 1:0. Në minutën e 38-të, Aymeric Laporte dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe gola të tjerë. Ishte Rodri që në minutën e 61-të shënoi për 3:0.
EdhePhil Foden dhe Sterling shënuan në minutat shtesë të ndeshjes për rezultatin 5:0.
Me këtë fitore City është në vendin e parë me 86 pikë. Ka tri pikë më shumë se Liverpooli.