Manchester City ka fituar Kupën e Anglisë EFL Cup duke e mposhtur në finale Tottenhamin me rezultatin 1:0.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte më e mirë nga minutat e parë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola përkundër rasteve të mira që kishin të dyja ekipet.
Edhe në pjesën e dytë, “Qytetarët” vazhduan me lojë të mirë.
Në minutën e 82-të Aymeric Laporte realizoi me kokë pas harkimit të Kevin De Bruyne.
Deri në fund londinezët tentuan të barazonin por pa sukses.
Ky trofe është i pari për Cityn këtë edicion, derisa të pranishëm në “Ëembley” ishin rreth 8 mije tifozë .
Artikuj të ngjashëm