Manchester City ende dëshiron ta përforcojë repartin defansiv.
The Sun raporton se skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme të paguajë rreth 56 milionë euro për mbrojtësin e Leicesterit, Harry Maguire, transmeton Koha.net.
Spanjolli është impresionuar me performancat e mbrojtësit anglez këtë sezon të Leicesteri, i cili ka treguar performancë të lartë që nga transferimi nga Hulli në verën e kaluar.
City dëshiron një mbrojtës që është i gatshëm të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Maguire e plotëson këtë kriter.