Sport

Klubet e Manchesterit në garë për Maguiren

Manchester Unitedi e Manchester City do të garojnë kokë më kokë për yllin e Leicesterit, Harry Maguire, raporton Daily Star.

Qendërmbrojtësi 24 vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Manchesterit pas paraqitjeve të mira me “Foxes”, transmeton Koha.net.

Maguire u transferua te Leicesteri nga Hulli në sezonin e kaluar për rreth 19 milionë euro.

Për shërbimet e tij raportohet se tani Leicesteri kërkon rreth 56 milionë euro.