Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maguire kërkon largimin nga Leicesteri

Reprezentuesi i Anglisë, Harry Maguire ka kërkuar që të largohet nga Leicester City, raporton "The Sun" të mërkurën. Maguire i ka thënë zyrtarëve të klubit se dëshiron të largohet këtë verë.

Manchester United, Manchester City dhe Arsenali kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Anglisë. Mirëpo, krerët e Leicesterit nuk mendojnë të shesin Maguiren për më pak se 95 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Maguire 26-vjeçar ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2023. Te Leicesteri gjendet që nga vera e vitit 2017 kur u transferua nga Hull City për 13.7 milionë euro. Me Anglinë Maguire ka luajtur 20 ndeshje dhe ka realizuar një gol.