Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri ia cakton çmimin Maguires

Qendërmbrojtësi Harry Maguire mund të largohet nga Leicester City gjatë kësaj vere, nëse ekipi anglez merr një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Mediumet angleze kanë raportuar të dielën se Leicesteri i ka caktuar çmimin Maguires pas ofertave të shumta që ka marrë nga ekipet e tjera të Premier Leagues.

Interesimin më të madh për 26-vjeçarin e kanë treguar Manchester Unitedi dhe Manchester City.

Maguire ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2023 kurse edicionin e fundit ka shënuar tri gola në 31 ndeshje në Premier League.

Ai te Leicesteri është transferuar para dy vjetësh nga Hull City për 13.7 milionë euro.

Maguire ka edhe 18 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë. Karrierë ka bërë edhe te Wigani e Sheffield Unitedi.