Manchester Unitedi është pajtuar të paguajë 80 milionë funte (89 milionë euro) për transferimin e mbrojtësit të Leicester Cityt dhe Anglisë, Harry Maguire, raportoi “The Sun” të dielën.
Maguire pritet t'u nënshtrohet kontrolleve mjekësore tek Unitedi të hënën. Marrëveshja do të jetë rekorde për një mbrojtës. Maguire 26-vjeçar po pritet të firmosë të hënën po ashtu edhe kontratën.
Manchester Unitedi do të paguajë 60 milionë funte tash (66.7 milionë euro), dhe 20 milionë funte (22.3 milionë euro) të tjera përmes bonuseve, transmeton “Koha Ditore”. Maguire te Leicester City ishte transferuar në verën e vitit 2017 nga Hull City për 13.7 milionë euro.
Kontrata e tij me Leicesterin skadonte në verën e vitit 2023. Ai ka luajtur 20 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë dhe ka realizuar një gol.