Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kontakton Leicesterin për blerjen e Maguiret

Manchester Unitedi ka kontaktuar me Leicester Cityn për mundësinë e shitjes së mbrojtësit Harry Maguire, raporton Sky Sports.

Me afrimin e mbylljes së afatit kalimtar, Jose Mourinho do të jetë në një betejë me “Dhelprat” që nuk dëshirojnë shitjen e shtatlartit që shkëlqeu me Anglinë në Botëror.

Sky Sports raporton se Unitedi e vlerëson anglezin me një çmim prej 65 milionë funteve.

Maguire kthehet nga pushimi brenda pak ditësh dhe raportohet se dëshiron transferimin në Old Trafford.

Leicesteri e bleu Maguiren sezonin e kaluar nga Hull City për 17 milionë funte.