Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj shënon gol në fitoren e Sivassporit

Rey Manaj ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Turqisë me skuadrën e Sivassporit.

Sivasspori të shtunën e fitoi ndeshjen e xhiros së tetë me rezultatin 3:2, në udhëtim te Pendikspori.

Manaj realizoi në minutën e 57-të për 2:0, ndërsa u zëvendësua në minutën e 66-të.

Endri Çekiçi luajti te vendësit në tërë ndeshjen.

Sivasspori pas tetë ndeshjeve ka dhjetë pikë.

Pendikspori mbetet me katër pikë.