Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manaj shënon golin e fitores për Sivassporin

Rey Manaj

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj e ka vendosur ndeshjen ndaj Konyasporit.

Manaj e shënoi golin e fitores për Sivassporin, që të shtunën mposhti Konyasporin me rezultat 1:0,  në ndeshjen që i takoi xhiros së 34-të të elitës së futbollit turk.

27-vjeçari shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes.

Ky ishte goli i 22-të i Manajt me fanellën e Sivassporit këtë edicion në të gjitha garat.

Manaj e kompletoi ndeshjen te Sivasspori, ndërsa për Konyasporin u paraqiten Sokol Cikalleshi dhe Valon Ethemi.

Edhe Manaj ia siguron fitoren Sivassporit Futboll Manaj ia siguron fitoren Sivassporit

Me këtë fitore Sivasspori është në vend të shtatë me 48 pikë, kurse Konyaspori renditet në pozitën e 15-të me 36 pikë.

VIDEO: