Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër gol i Manajt në Turqi

Reprezentuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka realizuar një tjetër gol në elitën e futbollit turk.

Manaj realizoi golin e tretë në fitoren 4:1 që Sivasspor e shënoi të dielën në shtëpi ndaj Pendiksporit.

Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të Superligës së Turqisë.

Manaj realizoi golin e tretë në minutën e 69-të. Ai luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Te Pendikspor ishte në sotl Endri Çekiçiq por nuk u aktivizua.

Manaj ka realizuar 14 gola në elitën turke këtë stinor dhe 4 tjerë në Kupën e Turqisë.

Sivasspor zë vendin e gjashtë me 37 pikë.

Artikuj të ngjashëm