Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj vazhdon me gola në Turqi

Rey Manaj ka vazhduar me formë të lartë në elitën e futbollit të Turqisë.

Në ndeshjen e parë të këtij viti me Sivassporin, sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të marrë pikët e plota në udhëtim te Kayserispori.

Sivasspori fitoi me rezultatin 3:1 të dielën, në ndeshjen e xhiros së 19-të.

Golat e fitores, Manaj i shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë nga penalltia për 2:1, kurse për 3:1 shënoi në minutën e tetë të kohës shtesë.

Ai e kompletoi ndeshjen, ndërsa ka tetë gola gjithsej në elitën e futbollit të Turqisë në edicionin aktual.

Sivasspori pas 18 ndeshjeve të luajtura ka 24 pikë në mesin e tabelës.

Edhe Manaj e shënon golin e 11-të në Superligën e Turqisë Futboll Manaj e shënon golin e 11-të në Superligën e Turqisë

Golat: