Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manaj ia siguron tri pikë Sivassporit

Rey Manaj ka pasur një paraqitje tjetër të mirë për Sivassporin në Turqi. Manaj të shtunën e shënoi golin e fitores për ekipin e tij që në shtëpi e mposhti Istanbulsporin, 1:0.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të të elitës së futbollit turk.

Sulmuesi i Shqipërisë, golin e gjashtë të kampionatit aktual e realizoi në minutën e 86-të, ndërsa në minutën e 90-të u zëvendësua.

Valon Ethemi e kompletoi ndeshjen te mysafirët, kurse Florian Loshaj u zëvendësua në minutën e 90-të.

Sivasspori në 17 ndeshje të luajtura ka 21 pikë, kurse Istanbulspori është në vendin e fundit me tetë pikë.

Artikuj të ngjashëm