Trajneri i Sivassporit, Bulent Uygun ka thënë se interesimi për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj është i madh, veçanërisht nga skuadra spanjolle, italiane dhe saudite.
“Ka skuadra që e duan ta kenë. Interesimi është i madh nga Spanja, Italia dhe Arabia Saudite. Do të shohim në fund të sezonit. Manaj është shumë i lumtur këtu. Është një futbollist që i pëlqen të ketë publikun me vete. Shqiptarët e kanë gjithmonë dëshirën për të luajtur dhe për të shënuar gola. Shpresoj që ai të jetë golashënuesi më i mirën ë fund të sezonit”, ka thënë trajneri i klubit turk.
Manaj ka shënuar 14 gola në 23 ndeshje në Superligë dhe katër gola në tri ndeshje për Kupë të Turqisë.
Manaj 27-vjeçar ndan vendin e dytë me Mauro Icardin e Galatasarayt e Thiam Mamesin e Pendiksporit për gola të shënuar deri më tani. Të tre lojtarët kanë nga 14 gola, kurse golashënuesi më i mirë është Edin Xheko me 18 gola.