Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sivasspori zyrtarizon transferimin e Manajt

Rey Manaj

Sivasspori e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesi shqiptar, Rey Manaj.

Manaj kthehet te Sivassi pas aventurës që e kaloi te skuadra Al-Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sivasspori bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manaj pikërisht nga Sivasspori iu bashkua Al-Sharjahut verën e kaluar për 2 milionë euro. Sulmuesi i qendrës ka vendosur që sërish t’i bashkohet Sivassit dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare e gjysmë. 

Manaj ka nënshkruar kontratën në praninë e presidentit të Sivassporit, Burak Ozçoban, dhe anëtarëve të bordit drejtues.

Manaj ishte pjesë e Sivassporit për dy edicione. Gjatë asaj periudhe zhvilloi 63 ndeshje dhe kontribuoi me 34 gola dhe tetë asistime.

28-vjeçari me Al-Sharjahun në pjesën e parë të këtij edicioni ka realizuar gjashtë gola në 21 paraqitje.

Manaj në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Watford, Inter, Cremonese, Albacete e AC Pisa.

Manaj me Kombëtaren e Shqipërisë ka dhjetë gola në 44 ndeshje.