Futboll

Trajneri i Sivassporit: E dua Manajn pjesë të skuadrës

Rey Manaj

Ka disa ditë që raportohet për një kthim të mundshëm të Rey Manajt te skuadra e Sivassporit, që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.

Këto raportime i ka komentuar edhe trajneri i Sivassporit, Mehmet Altiparmak.

Altiparmak ka thënë fjalë të mëdha për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se dëshiron që Manajn ta ketë pjesë të skuadrës. 56-vjeçari ka shtuar se transferimi i Manajt varet nga klubi ku ai luan, Al-Sharjahu në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Rey Manaj është lojtar shumë i vlefshëm. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme në Sivas, duke shënuar gola të mrekullueshëm në Superligë për dy edicione. Sipas mendimit tim, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sivassporin. Sigurisht, do të doja ta shihja Rey Manajn këtu. Nëse klubi i tij e lë të lirë, atëherë në rregull. Nëse klubi i tij thotë nuk po e lëmë të shkojë, atëherë do të ketë probleme”, ka thënë Altiparmak, shkruan të martën sajti “Sivasirade”.

Sivasspori fitoi 2 milionë euro nga shitja e Manajt tek Al-Sharjahu.

28-vjeçari Manaj me Al-Sharjahun ka kontratë deri në verën e vitit 2027.