Sport

Manaj e Zulfiu debutojnë me humbje në kampionatin e Kazakistanit

Sulmuesit Arb Manaj e Iljasa Zulfiu kanë debutuar me humbje në kampionatin e Kazakistanit.

Të premten, skuadra Zhenis humbi 2:0 në ndeshjen në udhëtim ndaj Astanas. Ndeshja i takoi xhiros së parë të edicionit 2024.

Manaj e Zulfiu, që u transferuan së fundi në Kazakistan nga ekipet kosovare, lanë fushën në minutën e 71-të, kur skuadra e tyre po pësonte 2:0.