Arb Manaj ka shënuar golin e parë në Kazakistan. Sulmuesi nga Klina u huazua në fundin e muajit janar nga Drita te Zhenis Astana, skuadër së cilës i dhuroi të enjten fitoren e parë në kampionat.
Zhenis fitoi 1-0 përballë Shakhter Karagandy, me golin e Manajt në fundin e pjesës së parë.
Pjesa e Zhenis është edhe Iljasa Zulfiu. 25-vjeçari nga Lugina, i cili deri në janar ishte pjesë e Dukagjinit në Kosovë, luajti 88 minuta në këtë ndeshje.
Të dy kanë luajtur titullarë në dy ndeshjet e para të kampionatit kazak.