Benjamin Pavard pritet të shitet gjatë kësaj vere nga Bayern Munichu. Transferimi i mbrojtësit Matthijs de Ligt i ka hapur rrugën mbrojtësit francez të largohet nga kampioni gjerman.
26-vjeçari nuk është në planet e klubit gjerman për sezonin e ri dhe është në kërkim të një skuadre.
Së fundmi interesim për Pavardin ka shprehur skuadra angleze Manchester United.
“Djajtë e Kuq” do të nisin negociatat me “bavarezët” për të kuptuar çmimin e lojtarit.