Manchester Unitedi ka njoftuar për rikthimin e brazilianit Antony në stërvitje, pasi ai ishte përfshirë në akuza për dhunë në familje.
“BBC” ka shkruar të premten se 23-vjeçari ka folur me organet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Manchester të enjten dhe ai është liruar pas intervistës.
Burime brenda skuadrës së Unitedit kanë thënë se ai ka shfaqur fakte që e lirojnë atë nga akuzat.
Ai nuk është arrestuar apo dënuar as në Brazil dhe as në Britaninë e Madhe.
“Manchester Unitedi ka vendosur që Antony të kthehet në stërvitje në ‘Carrington’”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Unitedit të premten.
Antony nuk ka qenë i pranishëm në katër ndeshje për Unitedin.
Ai u akuzua nga tri vajza të ndryshme për dhunë.