Manchester City po planifikon kontratë të re për talentin e akademisë, Rico Lewis.
17-vjeçari shënoi një gol për Cityn në fitoren 3:1 kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve.
Anglezi u bë lojtari më i ri në histori të Cityt që shënon në garën më të madhe evropiane për klube.
Po ashtu, Lewis është lojtari më i ri që ka startuar dhe ka shënuar në Champions (17 vjet e 346 ditë), duke e thyer rekordin e Karim Benzemas të vendosur me Lyonin në vitin 2005 (17 vjet 352 ditë).
Kontrata aktuale mbrojtësit të krahut i skadon në vitin 2024, por City po planifikon kontratë të re me kushte shumë të mira, raporton Fabrizio Romano të enjten.
“Ne nuk japim dhurata. Ai duhej ta fitonte atë. E kemi parë që nga dita e parë edhe në ndeshjet para-sezonale dhe thash se ky djalë ka diçka të veçantë. Ai është shumë inteligjent”, tha Guardiloa për Rico Lewisin.