Luis Munoz i Arsenalit është bërë futbollisti më i ri në moshë që ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Munoz të mërkurën për Arsenalin u inkuadrua nga banka rezervë, ndonëse ishte vetëm 13-vjeçar.
Arsenali fitoi 4:2 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen ku garojnë futbollistët deri në 19 vjet. Për Bayern Munichun për 1:0, gol realizoi Yll Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMunoz do ta festojë ditëlindjen e 14-t më 18 dhjetor. Ai e zëvendësoi Kyran Thompsonin në minutën e 85-të.
Mesfushori i ri e theu rekordin e vendosur nga Liam Payas, i cili luajti për Lincoln Red Impsin me 14 vjet e 93 ditë, në shtator të vitit 2024.
Arsenali është në vendin e 30-të në tabelën e “UEFA Youth League”. Vetëm 22 të parat avancojnë në fazën nokaut.
Arsenali ndeshjen e radhës e luan ndaj Club Brugges më 10 dhjetor.