Futboll

Tinejxheri Kalmurza, portieri më i ri që pret penallti në debutim

Sherkhan Kalmurza

Portieri tinejxher, Sherkhan Kalmurza, ka pritur penallti në debutim në Ligën e Kampionëve për ekipin Kairat të Kazakistanit të enjten mbrëma dhe është bërë më i riu në moshë që e arrin një gjë të tillë.

Kalmurza ka bërë disa pritje tjera të mira, por nuk arriti ta shpëtojë ekipin nga humbja 4:1 nga Sportingu i Lisbonës.

Për ekipin kazak ishte debutim në garën elitare për klube në Evropë.

Me 18 vjet e 96 ditë, Kalmurza u bë portieri i tretë më i ri që luan në këtë garë, ka shkruar UEFA.

Ai është bërë po ashtu portieri i dytë më i ri në moshë që ka pritur penallti, pas Mile Svilarit të Benficas, që kishte 18 vjet e 65 ditë kur ndali penalltinë e Anthony Martialit të Manchester Unitedit në vitin 2017.

Ishte ende 0:0 kur kapiteni i Sportingut, Morten Hjulmand, doli përballë tij dhe nuk pati sukses në minutën e 21-të.

Në po të njëjtën ndeshje, Kalmurza pranoi gol nga një tjetër tinejxher.

Geovany Quenda, i cili kaloi disa mbrojtës, shënoi gol me 18 vjet e 141 ditë. Ai u bë portugezi më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve.