Copenhageni ka shënuar fitore 3:2 të mërkurën mbrëma ndaj Kairat Almatyt, në ndeshje ne xhiros së pestë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve.
Në fitoren e parë të këtij edicioni, te skuadra e madhe daneze shkëlqeu tinejxheri Viktor Dadason.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 17-vjeçar, i gjatë 193 centimetra, e realizoi golin për 1:0 në minutën e 26-të. Ai është golashënuesi i tretë më i ri që shënon gol në historinë 34-vjeçare të Ligës së Kampioënve. Para tij janë Ansu Fati dhe Lamine Yamal. Rekordin si lojtari më i ri që ka luajtur në Champions e mban 15-vjeçari Max Dowman i Arsenalit. Ai luajti në fitoren 3:0 ndaj Slavia Pragës.
Në pjesën e dytë nga penalltia shënoi Jordan Larsson, kurse Robert realizoi për 3:0.
Golin për 3:1 te mysafirët nga Kazakistani e shënoi Dastan Satpaev, nëntë minuta para fundit.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Olzhas Baybek, në minutën e 90-të.
Copenhageni ka katër pikë në pesë ndeshje, ndërsa Kairat Almaty e ka vetëm një pikë.