Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dowman nënshkruan parakontratë me Arsenalin

dowman

Max Dowman, i cili u bë futbollisti më i ri që luajti në Ligën e Kampionëve, kur si 15-vjeçar u aktivizua këtë edicion, ka nënshkruar parakontratë me Arsenalin. Parakontrata më pas do të kthehet në kontratë profesionale kur ai të jetë 17-vjeçar. 

Lajmi u bë i ditur nga Arsenali të premten. 

Me 15 vjet e 208 ditë, Dowman hyri në lojë si zëvendësues në fitoren 3:0 të Arsenalit ndaj Slavia Pragës në muajin nëntor. 

Në muajin gusht ai u bë lojtari i dytë më i ri – prapa bashkëlojtarit Ethan Nwaneri – që luajti në Premier League. 

“Kam qenë në këtë klub gjithë jetën time dhe kjo do të thotë shumë. Është rrugë e qartë këtu, lojtarët që kanë ardhur nga Akademia jonë si Bukayo, Myles dhe Ethan, më inspirojnë me të vërtetë”, ka deklaruar Dowman. 

Edhe Dowman shkruan histori në Premier League Sport Dowman shkruan histori në Premier League

Dowman, i cili ende është në shkollë, është mesfushor me tipare sulmuese. 

Debutoi tek Arsenali U18 si 13-vjeçar. Ai ishte vetëm 14-vjeçar kur u kërkua nga Mikel Arteta që të stërvitet me ekipin e parë.