Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malisheva ia beson Kidës postin e trajnerit të parë

Klubi i futbollit Malisheva ia ka besuar postin e trajnerit të parë, Qëndrim Kidës. Kida do ta zëvendësoj trajnerin e dorëhequr Senad Alirifa.

Kida ka qenë ndihmës i Alirifës, ndërsa nga xhiroja e ardhshme do ta udhëheq ekipin si trajner i parë.

“Pas një periudhe të vështirë në klub dhe pas disa rezultateve jo të kënaqshme kohëve të fundit, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij. Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva. Përgëzojmë trajnerin e ri Kida duke i uruar suksese dhe rezultate pozitive në të ardhmen”, shkruan në njoftimin e klubit të Superligës.

Malisheva zë vendi ne pestë me 12 pikë nga dhjetë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm