Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Senad Alirifa merr drejtimin e Malishevës

Skuadra e Malishevës ka emëruar trajnerin për edicionin 2023/24. Klubi i Superligës, të mërkurën e ka prezantuar trajnerin Senad Alirifa.

Alirifa ka qenë në të shkuarën në krye të Malishevës, ndërsa rikthehet në postin e kryetrajnerit pas dy vjetësh e gjysmë.

Ai e ka udhëhequr Malishevën kur garonte në Ligën e Dytë, duke e rikthyer në Ligën e parë, përpara se të largohej.

Klubi nuk ka dhënë detajet e marrëveshjes, por ka shtuar se me padurim pret që trajneri Alirifa ta fillojë punën e tij te Malisheva në rrugëtimin drejt Evropës.

Malisheva në pjesën e fundit të edicionit të shkuar në Superligë, u drejtua nga Bylbyl Sokoli.

Artikuj të ngjashëm