Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva njofton për veprimet ligjore ndaj Thomas Brdariqit

Thomas Brdariq

Malisheva e elitës së futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj ish-trajnerit Thomas Brdariq. 

Brdariq, sipas klubit, e ka ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe u prezantua në kategorinë e dytë të futbollit në Arabinë Saudite, tek Al Bukiryah. 

“Pavarësisht mënyrës së përfundimit të bashkëpunimit, klubi e falënderon trajnerin Brdariq për angazhimin dhe punën e bërë gjatë periudhës së tij në klub. Në lidhje me përfundimin e njëanshëm të kontratës, klubi do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë dhe institucionalë për të mbrojtur interesat e klubit dhe për ta përmbyllur këtë çështje në përputhje me dispozitat kontraktuale dhe rregulloret në fuqi”, ka shkruar Malisheva të shtunën, ndërsa i ka uruar suksese në sfidën e re. 

Brdariqi e udhëhoqi Malishevën në shtatë ndeshjet e para dhe grumbulloi 16 pikë. I pati pesë fitore, një barazim e një humbje. Klubin në fitoren e së premtes 1:0 në udhëtim te Drita në xhiron e tetë, e udhëhoqi Kastriot Rexha. Rexha ishte ndihmëstrajner.