Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malinovskyi do të transferohet te Marseille

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për shitjen e Ruslan Malinovskyit te skuadra e Marseilleit në Francë. Të dielën mediat italiane kanë shkruar se ky transferim vetëm pritet të zyrtarizohet pasi gjithçka është e kryer.

Ai pritet të kalojë në Francë si i huazuar, me opsionin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Ukrainasi Milinovskyi është pëlqyer shumë edhe nga trajneri Antonio Conte, që drejton Tottenhamin në Premier League. Ai ka luajtur në 143 ndeshje për Atalantan dhe ka 30 gola të shënuar e 28 asistime.