Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Malen ka marrëveshje me Dortmundin

Sulmuesi holandez Donyell Malen ka arritur marrëveshje personale me Borussia Dortmundin dhe për t’u realizuar transferimi i tij në Gjermani duhet të pajtohet edhe PSV Eindhoveni.

Mediumet gjermane kanë raportuar të premten se klubet janë në negociata intensive dhe marrëveshja mund të arrihet se shpejti mes tyre. Dortmundi ka ofruar zyrtarisht 25 milionë euro për Malenin, pesë më pak se sa po kërkon PSV-ja për ta lënë të lirë.

Malen 22-vjeçar është reprezentues i Holandës kurse me Eindhovenin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai shkëlqeu sezonin e shkuar, me 27 gola e dhjetë asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat me ekipin holandez.

Artikuj të ngjashëm