Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mal Gashi i 48-ti në garën e parë në Botërorin e notit

Notari i Kosovës, Mal Gashi, ka zhvilluar të dielën garën e parë në Kampionatin Botëror të Sporteve në Ujë. Gashi garoi në 400 metra në stil të lirë. U paraqit në kualifikime, ndërsa koha e tij ishte 4:08.51 minuta.

Kjo kohë ia siguroi pozitën e 48-të. 3:46.20 minuta ishte koha më e dobët që siguroi avancimin prej kualifikimeve. Gashi ka lënë prapa tetë notarë. Vjet, Gashi në të njëjtën disiplinë në Botëror kishte kohë pak më të mirë. 4:07.65 minuta ishte koha e tij, që i kishte mjaftuar për vendin e 44-t. Në Botëror paraqitet edhe Eda Zeqiri.

Ka bërë bujë rasti i notares Hana Beiqi, që nuk është përzgjedhur nga federata kosovare për të notuar në Botëror, ndonëse Komiteti Olimpik i Kosovës dhe klubi i saj vlerësojnë se ajo e ka merituar paraqitjen në ngjarjen globale.