Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gashi i 41-ti në 800 metra krol

Notari i Kosovës, Mal Gashi, ka garuar të martën në disiplinën 800 metra krol në Kampionatin Botëror të Sporteve të Ujit që po mbahet në Doha të Katarit.

Në kualifikime, Gashi u rendit i 41-ti prej 43 notarëve që garuan. 18-vjeçari kishte kohë prej 8:35.97 minuta. Koha e fundit që siguroi kalimin në finale ishte 7:47.59 minuta.

Sipas njoftimit të Federatës së Notit të Kosovës, “Mali përmirësoi rezultatin personal dhe kishte 672 pikë të FINA-s”.

Mal Gashi ka garuar edhe në 400 metra krol, ndërsa ishte renditur i 48-ti.

Në Botëror po paraqitet edhe Eda Zeqiri.