Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maitland-Niles në plane të Milanit

Milani është duke u interesuar në transferimin e mbrojtësit anësor të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, shkruajnë mediumet italiane.

23-vjeçari shihet si zëvendësues i Davide Calabrias. Por, Maitland-Niles pëlqehet edhe nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Ai mund të luajë edhe në rolin e mesfushorit, por edhe si mbrojtës i majtë.

Maitland-Niles është produkt i akademisë së Arsenalit.