Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ainsley Maitland-Niles do të rikthehet tek Arsenali

Ainsley Maitland-Niles do të rikthehet tek Arsenali gjatë verës së ardhshme .

Maitland-Niles është i huazuar te Roma në Serie A, por nuk ka arritur të gjejë veten në futbollin italian.

Anglezi nuk ka arritur të bindë trajnerin Jose Mourinho me paraqitjet e tij, duke fituar pak minuta në Serie A.

Ai ka nëntë paraqitje në të gjitha garat për Romën deri më tani. Huazimi i tij skadon këtë verë dhe klubi italian nuk ka gjasa të shfrytëzojë mundësinë për ta nënshkruar me 24-vjeçarin kontratë të përhershme.

Skuadra e Arsenalit mund ta shesë anglezin gjatë verës në rast të ndonjë oferte të majme.

Artikuj të ngjashëm