Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maitland-Niles në plane të Milanit

Milani është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles në afatin kalimtar të verës, njofton “Calciomercato” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Interi po ashtu është duke u interesuar për anglezin 22-vjeçar, mirëpo krerët e Milanit po shpresojnë të realizojnë transferimin.

Maitland-Niles ka luajtur në total 24 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol e asistuar dy tjerë.

Kontrata e tij me Arsenalin skadon në verën e vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm